Goditi me grusht gjyqtarin, futbollisti kosovar dënohet me një vit moslojë
Komisioni Disiplinor në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që ta dënojë futbollistin e KF Sharrit, Driton Lokun me një vit moslojë.
Kjo për shkak se Loku e kishte goditur gjyqtarin me grusht në përballjen ndaj Prizrenit, në xhiron e 16-të në Ligën e Dytë, transmeton Klankosova.tv.
“Lojtari i KF “Sharri“, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 vit mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendim.