Goditet një grua nga makina në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bishtazhin-Gjakovë, ku një automjet ka goditur një grua.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e viktimës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  Publikohet momenti kur terroristët serbë në Banjskë e lënë vetëm mikun e plagosur