Gjyshja në Mitrovicë e raporton nipin për tentim-vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Mitrovicë, që thuhet të ketë ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se viktima dhe i dyshuari janë familjarë, pa dhënë detaje specifike, ndërkaq Klankosova.tv ka marrë vesh se viktima është gjyshja e të dyshuarit.

“Mitrovicë Jug, 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta”, thotë Policia.

I dyshuari, ndërkaq, siç njofton policia, është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët.

E viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv

Lexo edhe:  Shtetasit italian ia vjedhin motoçikletën në  Vushtrri, kërkon ndihmën e Policisë