Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara të Hagës, Kai Ambos, ka theksuar në shpalljen e vendimit ndaj Pjetër Shalës, se mund të japin edhe burgim të përjetshëm.

Kjo në kundërshtim të plotë me aktgjykimet e Gjykatave në Kosovë, ku dënimi më i lartë nuk shkon mbi 15 vjet.

“Paneli i Apelit gjykon se duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Mustafa, shakllëzimi më i butë i dënimit sipas legjislacionit vendor është 5 deri në 15 vjet burgim në pajtim me Kodin Penal të Jugosllavisë, të ndryshuar me rregulloren e UNMIK-ut”, tha ai.

“Sido që të jetë ky shkallëzim i dënimit sipas kodit vendor, nuk kufizon Gjykatën Speciale të jap dënim më të lartë, deri në burg të përjetshëm. Paneli nuk gjykon se është bërë shkelje e parimit të ligjshmërisë lidhur me dënimet. Së dyti, në lidhje me faktorët që u morën parasysh, Paneli i Apelit, gjykon se z.Shala nuk evidentoi gabime dhe rrëzon kundërshtimet me to. Sa i takon argumentit të z.Shala se ai nuk kishte rol udhëheqës në FMK, Paneli i Apelit konstaton se trupi gjykues gaboi kur nuk i dha peshë se z.Shala nuk kishte rol komandues në vrasjen e paligjshme. Paneli rrëzon të gjitha pretendimet e tjera për faktorët lehtësues”, tha ai.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet – Vdes shoferi i kamionit pas përplasjes së rëndë në Komoran