Gjyqtari e paralajmëron me gjobë, Ismet Tara në Hagë: Edhe po të vritem, nuk flas
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.
Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciales.
Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që atij nuk iu bë vonë.
“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem, nuk flas më”, tha Tara.
Tutje, prokuroria kërkoi pranimin e deklaratave të dhëna më herët të Tarës shkaku se ky nuk po iu përgjigjet pyetjeve.