Gjykata Speciale urdhëron Salih Mustafën t’u paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave

Në kuadër të Dhomave të Specializuara sot është duke u zhvilluar edhe një seancë në lidhje me rastin e Salih Mustafës.

Gjykata Speciale ka urdhëruar Salih Mustafën që të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

Gjykata ka marrë vendim që viktima 8 të shpërblehet me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta-5,6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, kurse viktima 11 me 5 mijë euro.

Gjithashtu viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro.

Lexo edhe:  Shëmbet muri në Tetovë, humbin jetën dy persona