Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit, ani pse gjykimi ka përfunduar

Gjykata Speciale me seli në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kjo masë u mor përkundër që procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar.

“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit”.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Lexo edhe:  Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj