Gjykata në Mitrovicë merr një vendim për serbin që sulmoi gazetarët
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshurit Dalibor Spasiq, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësi i procedurës paraprake, Xhemajl Jusufi.
Pas pak pritet të fillojë seanca paraprake ndaj të dyshuarit se sulmoi gazetarët, Dalibor Spasiq
Mitrovicë- Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pak pritet të fillojë seanca paraprake ndaj të dyshuarit Dalibor Spasiq, i cili u arrestuar më 17 qershor, nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, nënkryetari i kësaj gjykate, Bekim Veliqi.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të mbahet tek gjyqtari Xhemajl Jusufi