Gjykata merr vendim për ’Kobrën’’, i dyshuari kryesor për vrasjen e shtetasit nga Shqipëria në lokalin ‘’Kobra City’’
Dibran Hoxhës i i njohur me nofkën ‘’Kobra’’ i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Kjo pasi që në janar të viti ai kishte vrarë një person në lokalin e tij ‘’Kobra City’’ në Prizren.
Po ashtu lidhur me këtë rast të dyshuarit Roland Susurit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Theksojmë se rasti kishte ndodhur në orët e para të 3 janarit 2023.
Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’, është i dyshuari kryesor për veprat penale– vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.
Lidhur me këtë incident të dyshuar janë edhe Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi, Enver Amrallahu dhe Roland Susuri.