Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e Kurtit në krye të Trepçës

Jepi zë” merr vesh që së shpejti priten ndryshime ne menaxhmentin e Trepçës.

Jo vetëm për shkak të gjendjes por edhe të një vendimi të gjykatës.

“Jepi zë” ka siguruar vendimin e gjykatës me nr Crn 661/24 që konstaton se zgjedhja e Bashkim Kurtit ishte e paligjshme.

Sipas vendimit konstatohet se Bordit i Trepçës ka zhvilluar procedurat kundër ligjshëm në raport me konkursin dhe ankesa e kandidatit Burim Asllani pranohet në tërësi.

Përveç vendimit që konkursi të përsëritet, Trepça obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e gjykatës.

Burimet e “Jepi zë” brenda Bordit të Trepçës marrin vesh se ka gatishmëri për shkarkimin e Bashkim Kurtit por ka edhe prej atyre që po hezitojnë.

Lexo edhe:  Vrasja e 23-vjeçarit në Prizren, Gjykata i shpall fajtorë dy të akuzuarit – i dënon me 35 vjet burgim