Gjukanoviq: Transportuesit shqiptarë që sollën serbët në tubimin në Beograd, të trajtohen si tanët
Anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviq, ka thënë se agjencitë e transportit të Kosovës autobusët e të cilave dërguan serbët në Beograd për të marrë pjesë në tubimin e Aleksandër Vuçiqit, duhet të trajtohen si “agjenci tona nga provinca jugore”.
I pyetur se si paguhen shërbimet e agjencive nga Prishtina, Gjukanoviqi tha se duhet të pyeteshin njerëzit nga Kosova që ishin të përkushtuar të shkonin në Beograd.
“Ka pasur autobusë nga Bullgaria, Rumania… Serbët tanë në Kosovë ia dolën, supozoj. Duhet t’i pyesni ata”, tha ai, raportoi Danas.
“Më vjen mirë që transportuesit shqiptarë, disa nga agjencitë e tyre të udhëtimit, duan të vijnë e të enden me veturë nëpër Serbi dhe të lënë paratë e tyre këtu. Pra, ne nuk kemi asgjë kundër kësaj, ne e trajtojmë atë sikur të ishte një krahinë jugore serbe”, tha Gjukanoviq.