Gjuajtje me kallash në Mitrovicë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në jug të Mitrovicës.

Siç kanë njoftuar burimet për Mitropol, të shtënat që janë dëgjuar dyshohet të kenë qenë me armë të tipit kallashnikov.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Përndryshe janë bërë disa muaj që kur në qytetin e Mitrovicës ka pasur tensione nga serbët, e si rrjedhojë pothuajse çdo natë ka pasur shpërthime të ndryshme.

Lexo edhe:  Vetaksident në Sllatinë, vdes shoferi i veturës