Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, vetura ikën nga vendi i ngjarjes

Sonte në Rrugën B në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa dyshohet se ky veprim i autorit/autorëve është bërë nga një veturë e cila nuk është parë më në vendngjarje.

Express ka siguruar pamje nga kjo zonë e cila edhe është rrethuar me shirita të policisë, ndërsa Policia ende nuk ka folur për rastin.

 

Lexo edhe:  Vrasja në Bon Vivant, “Italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj