Gjuajtje me armë zjarri në qendër të Mitrovicës
Gjuajtje me armë zjarri ndodhën para disa minutash në Mitrovicë.
Një person ka shtënë në ajër në rrugën “Fan Noli” afër marketit “Dielli” dhe pastaj është larguar, shkruan Mitrovica SOT.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur e mbledhur gëzhoja si material dëshmie.
Autori mbetet ende i panjohur.