Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë, një burrë ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët.

Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllanë e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me  veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Walker: S’e kuptoj presionin ndaj Kurtit, për situatën në veri fajtore është Serbia