Gjuajtje me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, 7 persona shoqërohen në Polici

Policia njofton se sot në mesditë janë dëgjuar të shtëna armesh në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë.
Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Jepi zë.

Siç njofton Policia, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim në lidhje me këtë rast.

Hetuesit policorë po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.

Lexo edhe:  Grabitet 18-vjeçarja në Mitrovicë, hajni ia merr zinxhirët nga qafa dhe e rrëzon përtokë