Gjuajti me armë zjarri në Vitomiricё të Pejës, arrestohet dhe më pas lirohet personi i dyshuar

Incidentet me të shtëna me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve. Në raste të tilla, të dyshuarit kryesisht arrijnë të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por nuk e shijojnë lirinë gjatë.

Kështu ka ndodhur me një rast në Pejë, ku Policia ka arritur të ndalojë një person që dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri, më 23 mars nё fshatin Vitomiricё.

Policia ka njoftuar se njёsiti i hetimeve ka ndёrmarrё veprime hetimore dhe është arritur qё tё gjenden dy gёzhoja në vendin e ngjarjes dhe mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar.

“Nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:


Njё (1) armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mm
Dy (2) gёzhoja kal: 7.62X 25mm”.

Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit të personit të dyshuar, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, rasti shkon nё procedurё te rregullt.

Lexo edhe:  Kosovari dënohet me 13 vjet burgim për djegien e një ndërtese në Zvicër