Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë së vëllait, arrestohet kosovari

Pothuajse çdo ditë ndodhin dhjetëra raste të përleshjeve mes anëtarëve në familjet në Kosovë, e sidomos mes vëllezërve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në Isniq të Deçanit, ku disa persona janë përleshur mes vete.

Për pasojë ka pas edhe të shtëna me armë, konfirmon Policia.

“Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit F.H. i lindur më 1989, dhe ka sekuestruar një armë të tipit AK-47.

Pas mesnate, i dyshuari është arrestuar nga Policia, dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë orё.

Lexo edhe:  Mitrovicalia e mashtron gjilanasin, ia merr 6 mijë euro por s’ia dërgon veturën që e shiti