Gjobitet nga policia ferizajasi që bëri “stila” me BMW në Ditën e Pavarësisë
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka indentifikuar shoferin, i cili me dje në Ditën e Pavarësisë, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMË me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative.
Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.