Gjilanasja nuk ndalet në pikë kontrolli kur iu kërkua dhe goditi makinën e policisë, pas kësaj gjatë arrestimit sulmon edhe policët

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave, por e njëjta duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ku janë shkaktuar dëme materiale.

E dyshuara është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet.

E njëjta gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Zveçan, i dyshuari i publikon pamjet në internet