Gjilan: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjilan është arrestuar pas një operacioni hetimor.

I dyshuari është arrestuar për vjedhje të rëndë, ku arrestimi i tij u bë pas sigurimit të provave të mjaftueshme.

“Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Mërgimtarët presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë, kolona të gjata te “Dheu i Bardhë”