Gjesti: Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë – reagon grupi TBA

Gjesti, një prej banorëve më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka shkaktuar shumë reagime pas një deklarate të tij gjatë një momenti të këndimit.

Ai është parë në oborrin e shtëpisë duke kënduar një prej projekteve të njohura të reperit Unikkatil, dhe në një moment ka thënë: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.”

Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të shpejtë nga faqja zyrtare e grupit muzikor The Bloody Alboz, të cilët kanë bërë thirrje për mbështetje të Gjestit në finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, duke inkurajuar fansat të votojnë për të.

“Mbështetje krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother”, thuhet në përshkrimin e postimit nga The Bloody Alboz.

VIDEO

Lexo edhe:  Blero: Jam 45-vjeç, por me të dashurën e kemi lidhjen si nëpër filma, s’është normale sa shumë e dua