Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, nuk i ndalen lotët derisa qëndron në oborr

Banori nga Kosova i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është parë të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë.

Gjesti shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy në një video që është shpërndarë në rrjetin social X.

Derisa, pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.

Ky moment rëndues për të vjen pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, duke mos i dhënë më një tjetër shans lidhjes së tyre.

Në rrjetet sociale, fansat janë ndarë në opinione të ndryshme. Disa shprehin mbështetje për Gjestin dhe e konsiderojnë situatën një dëshmi të ndjenjave të tij të vërteta për Eglin, ndërsa të tjerë e kritikojnë për sjelljen e tij në raport me ish-partneren.

Lexo edhe:  Xhuli 'godet' Stresin: Shuj bre, në xhep të shti