Gjesti – Eglit: Dua të afrohemi, të jemi si kemi qenë

Dy nga banorët më të përfolur në Big Brother Vip Albania, Egli dhe Gjesti, derisa ishin duke biseduar mbi raportin e tyre, ky i fundit ia kërkoi një gjë.

Ai i tha Eglit, se “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.”

Ndërsa, kjo nga Egli u prit me vetëm një “Si”, duket se sikur edhe kjo u habit nga ajo që ia kërkoi ai.

Ky iu kthye se dëshiron që të jenë bashkë të dy.

Tutje, biseda vijoi ku Egli i thotë “Të lidhur?”, dhe ky iu përgjigj se “Unë të kam thënë që dua”.

Në anën tjetër, banorja i tha se “Unë nuk dua”.

Kjo ngjall shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, ngase që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, ajo është treguar shumë e stepur në raportin me banorin nga Kosova, Gjestin.

Lexo edhe:  Bastisje në Dubravë, gjendet drogë te të burgosurit