Gjesti “çmend” New York-un, edhe roja e sigurisë nuk i reziston ritmit – video bëhet virale

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, dhuroi një koncert spektakolar të premten në New York, duke elektrizuar publikun me një performancë plot energji dhe emocion.

Në një atmosferë të zjarrtë, përplot adhurues të tij, këngëtari interpretoi hitet më të njohura, ndërsa publiku këndoi në kor çdo varg.

Por, një moment i veçantë e bëri koncertin edhe më të paharrueshëm – dhe u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë interpretimit të këngës së shumëpëlqyer “Veshu Ndreq”, Gjesti iu afrua njërit prej pjesëtarëve të sigurisë, i cili në fillim qëndronte i palëvizur.

Pas pak çastesh, roja u pa duke tundur kokën në ritmin e muzikës dhe më pas u dorëzua përballë atmosferës elektrizuese, duke lëvizur në sinkron me këngën.

Ky reagim spontan i tij u regjistrua nga ndjekësit dhe u publikua në faqen zyrtare të fansave të Gjestit në Instagram, ku mori vëmendje të madhe dhe mijëra pëlqime.

 

 

Lexo edhe:  Tragjike xhaxhai gjen të mbytur në rezervuar nipin 17-vjeçar