Gjest shembullor: Qytetari gjen një kuletë me para, dhe dorëzon në Policinë e Kosovës
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.