Gjest i mirë: Qytetari i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.


Qytetar parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.

Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat.

Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.

Lexo edhe:  Qeveria shqiptare i rrit pagat e ushtarakëve në Shqipëri