Gjest i mirë: Hoxha u shpërndan dhurata fëmijëve në natën e fundit të Ramazanit

Në natën e fundit të faljes së teravisë gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, hoxhë Sadik Hasani ka gëzuar fëmijët pjesëmarrës duke u shpërndarë dhurata simbolike si shenjë falënderimi për praninë dhe përkushtimin e tyre.

Sipas njoftimit, ky gjest kishte për qëllim të motivojë fëmijët që të vazhdojnë të jenë pjesë e aktiviteteve fetare dhe të ruajnë lidhjen me xhaminë, duke theksuar se ata janë ata që e hijeshojnë dhe i japin jetë xhamisë me prezencën e tyre.

“Gëzimi i tyre është gëzim dhe lumturi për çdo xhematli”, është thënë mes tjerash në mesazhin e publikuar me këtë rast.

Ky veprim është vlerësuar si një shembull i mirë për të nxitur pjesëmarrjen e brezave të rinj në jetën fetare dhe për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë dhe mikpritëse për ta gjatë muajit të Ramazanit.

Lexo edhe:  Publikohet foto: Kjo është përmendorja e Albin Kurtit