Gjeodeti kosovar është njëri nga viktimat e aksidentit të rëndë në Shqipëri
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Nga përplasja e tre mjeteve, humbi jetën drejtuesi i një prej makinave.
Mësohet se njëri nga viktimat është Gentrit Rizani nga Krojmiri i Lipjanit. I ndjeri ishte gjeodet në Lipjan për shumë vite.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, e ka ngushëlluar familjen Rizani për vdekjen e Gentritit.