Gjeniu kosovar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak
Gëzim Morina është studenti, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë.
23-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura.
“Unë e kam si hobi, këto janë aeroplana me telekomand që i rregullojë vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në stadiumin e Kamenicës, pasi i kam krijuar.