Gjenerali Rrahman Rama takon shokët e luftës në Podujevë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Gjeneral Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim në Podujevë me bashkëluftëtarët llapjanë.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë momentet nga ky diskutim, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe mirëkuptimit mes tij dhe bashkëluftëtarëve.
“Sonte me bashkëluftëtarët llapjanë, kemi diskutuar gjerë e gjatë në Podujevë. Për çdo temë, si ata mua, ashtu edhe unë më së miri i kuptoj ata. Faleminderit shokë!”, ka shkruar ai.