Gjenerali Rrahman Rama mbledh qindra veteranë në Vushtrri, i falënderon për mbështetjen e 7-shit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me veteranët e UÇK-së, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe angazhimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë takim, Rama ka ripërsëritur zotimin e tij për të mbrojtur dhe promovuar vlerat e luftës çlirimtare.

“U zotova edhe një herë para tyre se do t’i mbrojë vlerat e shenjta të luftës tonë çlirimtare! Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj!” – ka shkruar ai.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve elektorale të PDK-së, me fokusin në mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo edhe:  Protestuesit serbë shajnë NATO-n pasi shohin ushtarët amerikanë në kufi