Gjenerali Rama takon dhjetëra të rinj nga Vushtrria: Entuziazmi i tyre, janë dëshmi se rinia jonë është forca që e shtyn vendin tonë përpara

Ish komandanti i Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, Rrahman Rama, po vazhdon takimet e shumta me qytetarë.

Sot në mbrëmje, ish gjenerali i FSK-së, bashkëbisedoi me dhjetëra të rinj nga qyteti i Vushtrrisë.

Përmes një postimi, Rama shkroi se të rinjtë tanë kanë ide të jashtëzakonshme, energji dhe vendosmëri për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të takoja të rinjtë e Vushtrrisë. Numri i madh i pjesëmarrësve në këtë takim dhe entuziazmi i tyre, janë dëshmi se rinia jonë është forca që e shtyn vendin tonë përpara.

Fryma pozitive që pashë tek ta më jep shpresë të madhe për të ardhmen. Të rinjtë tanë kanë ide të jashtëzakonshme, energji dhe vendosmëri për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Pra, ma mirë!

Lexo edhe:  Vdekja e 41-vjeçarit në Rugovë: Arrestohet i lënduari, deklaroi rrejshëm se i ndjeri ishte shofer i motoçikletës