Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, theksohet bashkëpunimi për stabilitetin në Kosovë
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Enrico Barduani, mirëpriti sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë, Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.
Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Gjenerali Breuer vlerësoi lart rolin e KFOR-it dhe falënderoi për vlerësimin e dhënë kontributit afatgjatë dhe të palëkundur të Gjermanisë në misionin e KFOR-it dhe në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.”, thuhet ne njoftim.