Gjeneral Rrahman Rama pritet në festën e Vitit të Ri në Zllashë të Prishtinës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, ka ndarë momente të ngrohta nga vizita e tij në fshatin Zllashë të Prishtinës.
Në një postim në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen për pritjen nga familja Krasniqi, duke theksuar frymën festive të fillimit të vitit të ri.
“Atmosfera e Vitit të Ri na përcolli edhe sot në Zllashë të Prishtinës. Faleminderit familjes Krasniqi për pritjen!” – shkroi Rama, duke shoqëruar mesazhin me hashtagun #Rr7, që lidhet me fushatën e tij zgjedhore.