Gjendja shëndetësore e shoferit që u aksidentua në Prizren vazhdon të jetë e rëndë, po trajtohet në QKUK

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, si pasojë e rrollkullisjes së veturës. Tre të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, por gjendja e njërit prej tyre është mjaft kritike.

Burimet nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për shoferin e veturës, i cili është pranuar në këtë qendër në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve që ka marrë nga aksidenti.

Në anën tjetër dy pasagjerët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe janë në gjendje stabile.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, ashtu që shoferi ka humbur kontrollin, duke u rrokullisur.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast kanë konfirmuar mbrëmë për Sinjalin se janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kjo është shoferja e ndaluar për aksidentin me dy të vdekur në Shirokë