Gjendja e tmerrshme në oborrin e shkollës “7 marsi” në Suharekë, krijohen gropa të mëdha nga shiu
Nxënësit, mësimdhënësit e prindërit në shkollën fillore “7 marsi” në Suharekë po përballen me një problem serioz.
Oborri i kësaj shkolle është në gjendje të tmerrshme, si pasojë e gropave të krijuara aty e të cilat janë mbushur me ujë nga shiu.
Mediat lokale të qytetit kanë raportuar në lidhje me këtë situatë, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet komunale, shkruan lajmi.net.
“Para dy muajsh kemi bërë apel që të rregullohet oborri i shkollës “7 Marsi” dhe muzeut të qytetit, prapa stadiumit, pasi gjendja është katastrofale, siç shihet edhe në foto. Çdo ditë rrezikohen të dëmtohen veturat e prindërve të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Besojmë se, me pak vullnet dhe një kosto shumë të vogël, komuna e Suharekës mund ta zgjidhë këtë problem”, thuhet në njoftimin e tyre.