Gjendja e pikave kufitare të Kosovës
Mërgimtarët kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë.
Kështu atyre shpeshherë u duhet që të presin edhe gjatë në kufi.
Por, në këto orët e para të mëngjesit të ditës së hënës, duket se radhët nuk janë të gjata.
Të paktën ashtu duket bazuar në përditësimin e fundit që ka bërë Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e QKMK-së, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20 deri në 25 minuta, ndërsa daljet tre deri në pesë minuta.