Gjendet trup i pajetë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës” 

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor nga Urgjenca, i cili ka konstatuar vdekjen e personit. Gjithashtu janë njoftuar hetuesi kujdestar, krimtekniku dhe njësitë tjera të nevojshme, të cilët kanë marrë në dorë rastin për hetim të mëtejshëm.

Identiteti i viktimës dhe rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

Lexo edhe:  Aksioni i Policisë në Gjilan, kapen me drogë dy persona në parkingun e një marketi