Gjendet shëndoshë e mirë nga babai i tij, 13 vjeçari Ermal Dervishi nga Mitrovica

Trembëdhjetë vjeçari nga Mitrovica, Ermal Dervishi, mbrëmë ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, shkruan Jepi zë.

Por fatmirësisht mbrëmë pas mesante, Ermali, është gjet shëndoshë e mirë nga prindi i tij, Naser Dervishi, që është edhe ish ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së.

Ermali kontaktin e fundit me familjarët e tij e kishte pasur të mërkurën mbrëma ndërsa me një shok të tij kishte qenë dje i cili edhe njoftoi këtë informacion në “Jepi zë”

Ndryshe pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tij, ky njoftim u shpërnda shpejtë tek qytetarët të cilët ndihmuan që vogëlueshi të gjindet.

Lexo edhe:  U tha se ka shkuar në Turqi me Kiarën por nuk do ta besoni se ku ndodhet Luizi