Gjendet shëndosh e mirë burri nga Gjakova që dje u raportua i zhdukur

Burri nga Gjakova që dje ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, tashmë është gjetur.

Lajmin për Sinjalin e kanë konifrmuar familjarët e Masar Vulës, të cilët njoftuan se ai është gjetur shëndosh e mirë.

I moshuari po kërkohej që nga dita e martë, ku në të gjitha rrjetet sociale u publikua edhe fotografia e tij.

Përveç familjarëve dhe qytetarëve vullnetmirë, për gjetjen e tij ishin angazhuar edhe personat kompetent nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Lexo edhe:  E akuzuan se s’është e virgjër, burri bashkë me nënën, motrat e vëllain maltretojnë nusen në Fushë Kosovë