Gjendet pa vetëdije në vendin e punës, vdes në QKUK një burrë nga Graçanica
Është gjetur pa shenja jete një person në vendin e punës në Graçanicë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Viktima i gjinisë mashkullore është dërguar në QKUK, ku më vonë ka vdekur.
“Graqanicë 18.02.2025 – 20:38. Raportohet se në vendin e punës është gjetur pa vetëdije viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK, ku më vonë ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.