Gjendet pa shenja jete trupi i serbes në lumin Ibër
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në lumin Ibër afër Zhitkovcit.
Pritet që në këtë lokacion të vijnë edhe anëtarë të familjes së saj për të konfirmuar identitetin e saj.
Njoftimi i plotë:
Zhytësit e klubit “Trepça” bashkë me Shoqatën për Kërkim Shpëtim gjejnë trupin e pajetë të serbes që ra në Ibër
Një qytetare e nacionalitetit serb kishte rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.
Klubi i Zhytjes “Trepça” dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim bashkë me Policinë, ekipin e zjarrfikësve dhe vullnetarët serbë kanë kërkuar trupin e viktimës edhe sot.
E siç njoftojnë burime eksluzive të “Mitropol” trupi i Jasmina Petroviq, 49 vjeçare nga Zveçani u gjet pak minuta më parë nga ekipet shqiptare.
Në vendin e ngjarjes doli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili edhe pozoi me ekipet e kërkim-shpëtimit.
Kjo nuk është hera e parë që klubi “Trepça” dhe klubet e tjera shqiptare bëjnë kërkim-shpëtim të personave të rënë në rrjedhën e lumit Ibër në veri.