Gjendet pa shenja jete punëtori i kompanisë ‘Protec Security’ në Fushë Kosovë
Sot, në orët e mëngjesit, është gjetur pa shenja jete një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik ‘Protec Security”.
Trupi i tij i pajetë u gjet në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë, thonë burimet nga Emergjenca.
Sinjali mëson se autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë policore, ku edhe është konstatuar vdekja e N.H., nga ekipi mjekësor.
Pasi policia ka mbledhur informacionet e para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupin e pajetë e kanë marrë familjarët, meqë nuk ka dyshime për vdekjen e tij.