Gjendet pa shenja jete një person në tregun e gjelbër në Viti

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Viti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ambulanca.

Ekipi mjekësor i Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka konstuatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është gjetur brenda objektit të tregut të gjelbër. Viktima është i moshës rreth 50 vjeçe.

Lexo edhe:  Mitrovicasi denoncon personin që ia lëshoi shtëpinë me qira për kriptovaluta, ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim