Gjendet pa shenja jete një person në rajonin e Gjilanit, trupi i pajetë mbeti deri në 3 ditë brenda shtëpisë
Një rast mjaftë i ndjeshëm raportohet të ketë ndodhur së fundi në rajonin e Gjilanit.
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shillovë.
Siç mëson lajmi.net i ndjeri kishte qëndruar pa jetë për disa ditë radhazi mbyllur në shtëpi. Kjo si shkak se ai kishte jetuar vetëm dhe askush nuk e kishte vërejtur vdekjen e tij.
Pas 3-4 ditëve është kuptuar se i njëjti ndërroi jetë pasi ka nisur të dëgjohet era e trupit edhe jashtë shtëpisë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Njësitet policore me të marrë informatën kanë shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor meqë rast kanë konfirmuar edhe vdekjen e viktimës.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë, por theksohet se vdekja ka qenë e natyrshme
“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”.