Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Opretushë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person