Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lexo edhe:  Mungesë e energjisë elektrike gjatë ditës në këto vende