Gjendet pa shenja jete një burrë në Livoq të Gjilanit
Një burrë është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së shtunë te penda e fshatit Livoq të Epërm të Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete.” – ka thënë ai.
Tutje, Osmani ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”.