Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë në Zveçan

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

 

 

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti uron myslimanët: Për hajër Fitër Bajrami